Fillon eventi më i madh sportiv në kryeqytet

Fillon eventi më i madh sportiv në kryeqytet

Automobilistët e Kosovës këtë fundjavë e nisin me garën e disiplinës malore, e cila mbahet në Grashticë të Prishtinës.

Auto Klub Prishtina Racing Team, në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe Kuvendin Komunal të Prishtinës i kanë marrë të gjitha masat për organizimin e garës së pestë me radhë, shkruan rtv21.tv.

Paraqitja në garë ka filluar sot prej orës 08:00-10:00, ndërsa vozitja e parë është paraparë për orën 12:30.

Të dielën, me fillim në orën 10:00 fillon renditja e rreth 45 garuesve sipas rezultateve të arritura në provat e së shtunës, ndërsa pas procedurave të zakonshme, gara do të fillojë në orën 12:00.

Shtegu do të jetë 3 kilometra në aksin Grashticë-Stallovë i cili do të jetë i mbyllur përkohësisht./21Media