Gratë e Krushës marrin mbështetje nga Klubi i Grave Ndërkombëtare

Një delegacion vizitoi gratë e Krushës

Një shoqatë ndërkombëtare që rreth vetes përbën vetëm gra, ka qëndruar sot në Krushë të Madhe të Rahovecit, ku kanë vizituar gratë e Krushës.

Ky delegacion i International Women Club ka vizituar kompaninë “Gratë e Krushës” që udhëhiqet nga Fahrije Hoti nga ky fshat.

Kompania “Gratë e Krushës” është themeluar pas luftës në Kosovë, ku merret me përpunimin e specave që kultivohen me të madhe në Krushë. Prodhimet e tyre nga specat plasohen në treg të Kosovës, por edhe jashtë saj.

Krusha e Madhe është një fshat i komunës së Rahovecit, ku shumica e meshkujve të rritur të këtij fshati ishin vrarë në marsin e vitit 1999 nga forcat paramilitare serbe. Fshati pati mbetur vetëm në gra dhe fëmijë dhe profesioni kryesor i tyre është bujqësia.

Back to top button