Gratë e PDK-së i reagojnë Osmanit për fotografinë e Thaçit

Heqja e fotografisë së Thaçit po cilësohet shkelje ligjore

Heqja e fotografisë së Presidentit, Hashim Thaçi nga zyra e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka revoltuar deputetet e PDK-së.

Blerta Deliu po e konsideron shkelje ligjore heqjen e fotografisë së Thaçit dhe zëvendësimin e saj me atë të ish presidentit Ibrahim Rugova.

“Vjosa Osmani, e cila qysh në ditën e parë të punës bëri shkelje ligjore. Mandati i saj është udhëheqja e organit që nxjerr dhe miraton të gjitha ligjet, por siç edhe dëshmoi, vetë ajo është selektive në zbatimin e legjislacionit të Kosovës. Ky është një standard i ri për institucionet e Kosovës dhe një lojë tërësisht fëmijërore që nxjerr në pah më së shumti papjekurinë politike dhe teket personale të Vjosa Osmanit.”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Ndërsa, për një gjë të tille ka reaguar edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu.

Njëjtë si Deliu edhe Musliu po e konsideron shkelje ligjore, madje duke ia përmendur Vjosa Osmanit se është Dr. në fushën e ligjit, Ganimete Musliu është shprehur e zhgënyjer nga ky veprim i saj.

“Me zhgënjeve Vjosa si një kryeligjvënse.Vjosa nëse prej askujt nuk të vjen turp, të paktën prej studentëve të Juridikut që ti i’u ke folur për ligjet turpërohu.”është shprehur ndër tjerash Musliu./21Media

Back to top button