Fillon zbatimi i rregullorës që gratë të udhëtojn pa lejen e burrave

Fillon zbatimi i rregullorës që gratë të udhëtojn pa lejen e burrave

Administrata e Arabisë Saudite njoftoi se për herë të parë në historinë e vendit, ka filluar zbatimi i rregullores e cila parashikon që gratë të mund të udhëtojnë jashtë vendit pa lejen e meshkujve, rregull ky i shpallur më 2 gusht.

Sipas rregullit të ri të shpallur, gratë mbi moshën 21 vjeç mund të aplikojnë për pasaportë pa autorizim nga një kujdestar mashkull. Rregulloret në fjalë kanë filluar të zbatohen në mbarë vendin, njofton agjencia e lajmeve të Arabisë Saudite, SPA.

Sipas dekretit të publikuar në gazetën zyrtare në Arabinë Saudite më 2 gusht, ishte paraqitur që “grave t’u njihen të drejtat për të nxjerr pasaportë dhe të udhëtojnë jashtë vendit ashtu siç u njihet edhe meshkujve, pa lejen e kujdestarëve të tyre meshkuj si baballarët, bashkëshortët, vëllezërit edhe djemtë e tyre”, transmeton rtv21.

Para kësaj rregullore, gratë pa marrë parasysh se në cilën grup moshë bëjnë pjesë dhe meshkujt nën 21 vjeç duhej të merrnin leje nga kujdestarët e tyre për të udhëtuar jashtë vendit.

Gjithashtu sipas kësaj rregullore adresa e vendbanimit të grave të martuara nuk është e detyrueshme të jetë njësoj me atë të bashkëshortit.

Po ashtu për herë të parë u njihen të drejtat si nxjerrja e dokumenteve zyrtare të lindjes, martesës, ndarjes dhe të tjera, si dhe marrja e kujdestarisë së fëmijëve të tyre të vegjël./21Media