“Gratë në teknologji ndikojnë në rritjen ekonomike”

Iniciativa e Femrave në TIK është një përpjekje me karakter global që synon të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë femrat e reja për të ndjekur studimet në fushat e teknologjisë së informacionit.

AUK sot ka organizuar për herë të tretë me rradhë edicionin e kësaj konference.

Vllaznim Xhiha, anëtar i bordit në RIT, tha se ICKk qarkon shumë fusha në kuadër të komunikimit. Ai u shpreh se ky event bëhet për gjininë femërore dhe se barazia gjinore është shumë e rëndësishme për zhvillim të mirë të jetës.

Drejtoresha e Programit të IPKO Foundation, Abetare Gojani, u shpreh se ndjehet mirë që kësaj dite i janë bashkuar edhe djemtë. Ajo tregoi se janë dy vende të hapura të punës dhe se ndoshta do të kenë kënaqësinë të punësohen dy nga vajzat pjesëmarrëse.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë krenar si shoqëri dhe si popull.

“Jemi një vend që pa përkrahje institucionale, jemi një vend që ka zhvilluar më së miri fushën e teknologjisë. Megjithatë në këtë sektorë duhet të shumëfishihen investimet. Kjo është fusha më inovative dhe këtu duhet të fokusohemi për zhvillim”, tha ai.

Ai gjithashtu u shpreh se inkurajon vajzat që të zhvillojnë karrierë në fushën e teknologhisë dhe informacionit.

“Përfshirja e vajzave në ICK duhet të jetë nga çështjet prioritare. I inkurajojë vajzat që të përfshihen sa më masovijisht në këtë fushë. Institucionet e Kosovës duhet të investojnë në këtë sektor pasi që është një fushë që me pak investim mund të ketë kthimin në investim”, u shpreh Veseli.

Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se ndjehet i lumtur të sheh vajzat nga Kosova të shkëlqejnë në këtë fushë. Ai tregoi se pak ditë më parë kanë pasur edhe një konferencë me gratë ku çdo dy prej pesë pjesëmarrësve ishte nga TIK-u.

“Ata që po merren me këtë fushë po e shohin se ky është sektori më premtues në Kosovë. Është ai që edhe në hapësirën e Unionit Evropian do të krijojë më së shumti vende të punës. Janë mbi 1 milion vende të lira të punës të kësaj fushe” tha ai.

Sipas tij, është dëshmuar që pjesëmarrja e grave në fushën e TIK-ut ndikon në rritjen ekonomike.

Përkrahëse e iniciativës për vajzat në TIK ishte edhe zv.ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj Gashi e cila u shpreh se vajzave iu nevojitet përkrahje për të rritur edhe vetëbesimin se edhe ato mund të jenë po aq të suksesshme në fushën e teknologjisë.

“Më vjen mirë që kjo nismë ka rezultuar me vajza kaq shumë vajza të cilat janë bërë rolmodel dhe kanë thyer stereotipat dhe se me dijen e tyre mund të jenë konkurrente edhe jashtë vendit. Prandaj të mbështesim iniciativat me ndikim përmes projekteve të ndryshme siç është edhe projekti WOW”, u shpreh ajo.

Back to top button