Aktivistet e "Maryhill Integration Network" argëtohen me këngën e Shpat Kasapit

Aktivistet e “Maryhill Integration Network” argëtohen me këngën e Shpat Kasapit

Disa gra nga India, Gana, Nigeria, Kroacia, Spanja e Skocia kanë vallëzuar me këngën “Valle kosovare” të kënduar nga Shpat Kasapi.

Ani pse ato nuk i dinin hapat e valles shqipe, ato u argëtuan nën tingujt e kënge në Glasgow të Skocisë, përcjell rtv21.tv

Në disa video të publikuar në rrjetin social, Facebook nga gazetarja, shkrimtarja dhe producentja shqiptare, Remzije Zeka-Sherifi, shihen këto gratë, duke vallëzuar në mënyrën e tyre me këngën e

Shpatit.

Remzije Zeka-Sherifi, e cila është aktiviste në “Maryhill Integration Network” (MIN), ka thënë se vallja shqipe është më e bukur kur vallëzohet nga këto gra, të cilat i përkasin etnive të ndryshme.

Sa e bukur vallja shqiptare kur vallzohet nga grat me prejardhje nga India, Gana , Nigeria, Kroacia, Spanja , Skocia e prirur per bukuri nga Qendresa Bajrami nga Maqedonia. Muzika, kënga e vallzimi janë pjesé e pandashme e MIN, për të ofruar komunitetet , formuar miqësi të reja e kultivuar kulturat autoktone që kan sjellur Refugjetët nê Glasgoë!”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videove./21Media