Gratë e diasporës vizitojnë Ministrinë e Diasporës

Gratë e diasporës vizitojnë Ministrinë e Diasporës

Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura, ka pritur sot në takim delegacionin e grave të Diasporës nga shoqata “Lyra”.

“Atdhetari është atdhetar, qoftë dhe jashtë atdheut. Ndaj, kërkoj nga ju, të jepni maksimumin tuaj në shërbim të Republikës së Kosovës. Roli i gruas shqiptare është pa, sidomos gjatë luftës së fundit”, ka thënë Nura.

Përfaqësuesja e shoqatës, Miradije Maliqi, ka thënë se gratë shqiptare në diasporë, e kanë për detyrë të vazhdojnë të kontribuojnë ndaj atdheut.

“Jemi të lumtur që ju takojmë. Gruaja shqiptare në diasporë është kontribuuese e barabartë si në luftë, si në paqe, me burrat. Jemi të kësaj toke”, ka thënë Maliqi.

Shoqata “Lyra” që vepron në Zvicrës, ishte themeluar nga komandanti Agim Ramadani. Pjesëmarrëse në takim ishte dhe e veja e komandantit, Shukrije Ramadani.