Sipas tij Dzekon përshtatet në çdo ekip

Sipas tij Dzekon përshtatet në çdo ekip

Italiani Francesco Graziani ka thënë se nëse do duhej të zgjedhte në mes të Edin Dzeko-s dhe Dries Mertens-it, atëherë ai do ta preferonte boshnjakun.

Dy sulmuesit luftuan deri në fund për golashënuesin më të mirë të Series A sezonin e kaluar, titull të cilin e fitoi lojtari i Romës, ndërsa të njëjtën gjë duket se do ta bëjnë edhe këtë vit.

“Do ta zgjedhja gjithmonë Dzeko-n para Mertens-it, sepse ai është një sulmues i cili do të përshtatej te çdo ekip. Të dy janë sulmues fantastik por belgut i mungon agresiviteti”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Graziani.

Roma dhe Napoli takohen të shtunën në kuadër të xhiros së tetë të Series A.