Grenell arrin në Serbi, nesër takohet me Vuçiqin

Pas Prishtinës, Grenell viziton Beogradin

Emisari special amerikan për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenell mbërriti në Beograd këtë pasdite, përpara takimit të nesërm me presidentin Aleksandar Vuçiq, duke thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do të lejojë që zgjidhja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi të vonojë edhe shumë kohë nëse arrihet përparim.

Presidenti i Serbisë, ndërkohë, tha se ai respekton entuziazmin dhe energjinë që amerikanët, përfshirë Grenell, investojnë në adresimin e çështjes, por se nuk do të shkojë aq lehtë.

Grenell shkoi në Beograd nga Prishtina, ku foli me udhëheqësit politikë shqiptarë të Kosovës dhe theksoi se tarifat duhet të hiqet dhe se Beogradi duhet të ndalojë lobimin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Këto gjëra ai i përsëriti edhe para gazetarëve në Beograd, pas arritjes së tij në Serbi.

I pyetur se çfarë do të bisedojë nesër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Grenell deklaroi se Vuçiq është një partner i mirë, dhe po pret që me të të bisedojë për ekonominë dhe krijimin e punëve të reja./21Media

Back to top button