Grenell i kërkon qeverisë së re heqjen e taksës

Grenell: Heqja e taksës në interes së Kosovës

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë të martën i kërkoi qeverisë së re të Kosovës të heqë taksën për mallrat e importuara nga Serbia.

Richard Grenell, i cili është ambasadori amerikan në Gjermani, tha se “ne presim që taksa të hiqet menjëherë.”

“Ne u kemi sqaruar të gjithë liderëve të partive (në Kosovë) se heqja e takës ishte në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj, dhe dëshirën për të tërhequr biznese të reja,” tha ai në një deklaratë për Associated Press, përcjell 21Media

Taksa 100% ndaj mallrave serbe është vendosur në nëntor të vitit 2018 nga ish kryeministri, Ramush Haradinaj.

Dje, Pralamneti i Kosovës ka votuar qeverinë e re në krye me Albin Kurtin. Ky i fundit ka paralajmëruar masa reciprociteti me Serbinë. /21Media

Back to top button