Grenell: Kadri, Amerika po e kërkon heqjen e taksës edhe Albini ka të drejtë!

Sipas Grenellit, taksa 100% e dëmton Kosovën

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell sot reagoi ndaj deklaratës së djeshme të Kadri Veselit, i cili i kërkoi kryeministrit Kurti të mos ta largojë taksën ndaj Serbisë.

Grenell shkroi në twitter se SHBA kërkon heqjen e taksës dhe se Kurti ka të drejtë.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ajo dëmton Kosovën dhe ndjek bizneset larg krijimit të vendeve të punës. Albini ka të drejtë për këtë.”, shkroi Grenell.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dje ka deklaruar se Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën./21Media

Back to top button