Grenell: Ne tërhiqemi nëse Kosova e Serbia nuk lëvizin drejt marrëveshjes

Grenell: Po përpiqem për një orientim kah një ardhmëri më e mirë për njerëzit në Kosovë dhe në Serbi

Përfaqësuesi Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Grenell në një konferencë për media pas takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëse te dy palët, Prishtina dhe Beogradi nuk duan të lëvizin për arritjen e një marrëveshje, SHBA-të do të tërhiqen.

“Kur flasim për diçka nëse është korrekte, nuk është në punën time të flas. Mua më takon t`i ofroj të dy palët, ndërkaq e tyre mbetet të vendosin. Ato duhet të më thonë se çfarë duan dhe çfarë mendojnë. Po përpiqem për një orientim kah një ardhmëri më e mirë për njerëzit në Kosovë dhe në Serbi. Në duhet të bëjmë gjithçka që të tejkalohet ajo që shihet si konflikt. Nëse te dy palët nuk duan të lëvizin për arritjen e një marrëveshje, ne do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell./21Media

Back to top button