Richard Grenell sot në Beograd

Richard Grenell sot në Beograd

Përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell pas takimeve që pati dje  me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe me liderët e partive politike, sot vazhdoi vizitën në Beograd.

Nga Serbia, Grenell dha një mesazh të qartë, sipas një shkrimi të postuar në twitter nga ambasada e ShBA-së.

“Populli i Serbisë dhe Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.”, u shkrua nga Ambasada e SHBA-së në Beograd.

Dje përmes një komunikate nga presidenca u bë e ditur se në takimin e Presidentit Hashim Thaçit dhe Richard Grenellit u tha se Marrëveshja e Paqes në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit.

Ndryshe, ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi./21Media