Grenell reagon ashpër pas raportimit se SHBA-të ende përkrahin shkëmbimin e territoreve

Grenell e quajti ‘lajm të rremë’

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka reaguar pas një lajmi që qarkulloi në media se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapura për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grenell që shërben si ambasador i ShBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Në atë artikull thuhej se Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur që të pyesni. Unë jam për atë çfarë palët pajtohen. Jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, e jo politik”, ka shkruar Grenell në Twitter. “, ishte reagimi i tij./21Media

Back to top button