Grenell takohet sonte me Thaçin

Ambasadori Grenell mbërrin sonte në Kosovë

Richard Grenell, emisari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun me Serbinë pritet të mbërrijë sonte për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Burime të RTV21 bëjnë të ditur se pas mbërritjes, Grenell do të ketë një takim me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi do të mbahet në orën 19:30, në restorantin “Renaissance”, në Prishtinë.

Grenell pas Prishtinës të premten do ta vizitojë edhe Beogradin.

Kjo vizitë e Richard Grenell në Kosovë e Serbi vjen pak ditë pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e hapësirës ajrore që do të rezultojë me kthimin e linjës ajrore Prishtinë- Beograd pas 20 vjetësh./21Media

Back to top button