Grenell takohet me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, para vizitës në Beograd

Grenell takohet me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, para vizitës në Beograd

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell po qëndron sot në Kosovë

Grenell fillimisht është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ndërsa pas takimit në ambasadën amerikane ka zhvilluar një takim me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Psa kësaj u takua me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmani.

Pas përfundimit të këtyre takimeve, Grenell është takuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në ambientet e Ambasadës Amerikane është parë të ketë arritur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Emërimi i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell për të përfaqësuar presidentin Trump në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë është mirëpritur nga udhëheqësit e Kosovës, ndërkaq presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur emërimin e tij si lajm befasues.