Grenell: Trump, meritor për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

Lufthansa hap linjë ajrore Prishtinë-Beograd

I dërguari i veçantë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, reagoi pas marrëveshjes për fluturimet e para direkte ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadori amerikan në Gjermani tha se kjo është një fitore historike që u bë e mundur falë, Donald Trump.

Ai ka falënderuar edhe NATO-n dhe kompaninë “Luthansa”.

“Presidenti Donald Trump edhe një herë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për fluturimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vitesh. Faleminderit Luthansa, NATO, Robert C O’Brien dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Grenell.

Aviokompania Lufthansa ka njoftuar autoritetet e Kosovës se do të hapë linjën ajrore Prishtinë-Beograd në një të ardhme shumë të afërt.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirërpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes Aviacionit Civil të Kosovës dhe kompanisë ajrore “Lufthansa”, me të cilën synohet hapja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur nënshkrimin e letrës së qëllimit ndërmjet kompanisë ajrore prestigjioze gjermane “Lufthansa” dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, e cila mundëson hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd. Thaçi ka thënë se kjo ngjarje shënon një hap tjetër në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button