Greqi, dita e dytë e temperaturave rekord nga i nxehti

Greqia është prekur për të dytën ditë radhazi nga një valë moti tepër i nxehtë

Përgjatë të gjithë ditës së shtunë, një atmosferë mbytëse ka mbizotëruar në të gjithë vendin dhe sidomos në qendrat e mëdha, si Athina, Selaniku dhe Patra.

Por temperaturat rekord të ditës janë regjistruar në zonën Mires, në Iraklio të Kretës, ku termometri shënoi 45,9 gradë Celsius, si dhe në Larisa me 45.5 gradë Celsius, kurse në kryeqytet në zonën Psiqiko për të dytën ditë temperatura ka prekur nivelin e 43.4 gradë Celsius.

Mijëra qytetarë u janë drejtuar plazheve të vendit, duke shkaktuar dhe trafik të madh në rrugët nacionale.

Meteorologët flasin për një fenomen që ka më shumë se 10 vite që nuk ka ndodhur, e theksojnë se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së dielë, ndërsa nga e hëna do të fillojnë të bien gradualisht.

Si shkak i motit të nxehtë, një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në ishullin e Mitilinit.

Back to top button