Greqi, shtyhet për nesër votimi i marrëveshjes së Prespës

Votimi nesër në orën 14:30

Ratifikimi i marrëveshjes me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për ndryshimin e emrit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë u shty për ditën e premten në orën vendore 14:30.

Pasi të kalojë në parlamentin helen, marrëveshja do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Europian. Shtyrja e votimit, sipas zyrës së kryetarit të parlamentit, bëhet me qëllim që t’u jepet mundësia e përfshirjes në debat të më shumë ligjvënësve.

Votimi ishte planifikuar të zhvillohej vonë të enjten, por nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i lejuar që të gjithë deputetët e regjistruar me merrini fjalën.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

Gazeta ‘Kathemerini’ shkruan se pavarësisht kundërshtimeve të forta politike e shoqërore, marrëveshja do të kalojë me të paktën 152 vota.

Gjatë ditë të debatit para Parlamentit janë mbledhur mijëra protestues të cilët janë përleshur me policinë. Për këtë, rreth 1,500 forca policie janë dislokuar në rrugët e Athinës. Herët të enjten, mbështetësit e Partisë Komuniste Greke mbuluan me dy flamuj gjigantë muret e Akropolit.

Qeveria e kryeministrit Alexis Tsipras ka nevojë për mbështetje të gjerë, deri gjashtë ligjvënës të opozitës, për ta ratifikuar marrëveshjen. Kundërshtarët argumentojnë se pakti, nuk u jep fund pretendimeve territoriale për rajonin e Veriut./Oranews

Back to top button