Gresa falënderoi motrat

Gresa falënderoi motrat

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli dje festoi ditëlindjen e 34-të. Por, ndryshe nga herat tjera këtë vit ajo u detyrua që ta festojë e mbyllur në shtëpi, kjo për shkak të rrezikut të koronavirusit.

Në Instagram Gresa publikoi disa fotografi nga ditëlindja në vetë-izolim, teksa falëndeori motrat e saj që ia zbukuruan këtë ditëlindje.

“18.03. Kjo ditelindje si asnjëherë më gjen në shtëpi në një gjendje emergjent.. Mirënjohëse pa masë për motrat e mia Besiana Behluli dhe Agnesa Behluli që po ma bëjnë këtë ditë prapë të bukur (gjithmonë duke mbajtur distancën e duhur) edhe tortën e ditëlindjes e kanë gatuar me shumë dashuri. Rrini në shtëpi, bashkë do ia dalim”, është mbishkrimi që Gresa e la poshtë fotografive të publikuara në Instagram.

 Kujtojmë që, Gresa vitin i kaluar i ka dhënë fund beqarisë. /21Media