Do t'ju befasojë me pamjen

Do t’ju befasojë me pamjen

Njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Gresa Behluli, rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të saj me ndryshimin e fundit që bëri. Artistja shqiptare në disa fotografi e video të publikuara në Instagram shfaqet me flokë të zeza, të cilat nuk dihen a janë parukë apo i ka ngjyrosur flokët në të vërtetë.

Ani pse gjithmonë jeni mësuar ta shihni atë me flokë të bardha, ky ndryshim i saj u pëlqeu fansave të shumtë të artistes, të cilët i lanë komente shumë pozitive, transmeton rtv21.tv

 

 

“Nana përcjell vajzën” është projekti i fundit i saj, që erdhi në bashkëpunim me nënën e saj, këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Shkurte Fejza. Kjo duet i tyre u promovua në kanagjegjin e Gresës dhe ka një tekst mjaft emocionues./21Media