E pyetën rreth shtatzënisë, tregon Gresa

E pyetën rreth shtatzënisë, tregon Gresa

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Gresa Behluli në fund të muajit mars i dha fund beqarisë. Dasma e saj u mbajt në një nga restaurantet më të njohura të Prishtinës dhe të pranishëm ishin shumë fytyra publike.

E gjithë vëmendja tash e sa kohë është te këngëtarja. Pas martesës, fansave iu intereson ta dinë se a është shtatzënë ajo. Së fundi ata i parashtruan pyetje asaj lidhur me këtë çështje dhe kështu u përgjigj ajo.

Ndër pyetjet e shumta që i parashtruan fansat ishte edhe rreth bashkëpunimit me të ëmën e saj, këngëtaren Shkurte Fejza, transmeton rtv21.tv 

Artistja tregoi se bashkëpunimi i radhës me të ëmën vjen së shpejti.

Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre i fundit ishte “Nëna përcjell vajzën”, që e kënduan në kanagjegjin e Gresës. Kënga numëron mbi 3 milionë klikime në YouTube./21Media