Gresa hap arkivat

Loading...

Gresa hap arkivat

Këngëtarja kosovare, Gresa Behluli në fillimet e karrierës së saj e njohur u bë si vajza e Shkurte Fejzës, kurse tani ajo ka arritur të jetë shumë e pëlqyer për publikun.

Nënë e bijë vitet e fundit të pandashme janë edhe në punë, kështu duke e shoqëruar njëra tjetrën në çdo paraqitje skenike.

Gresa, së fundmi ka hapur arkivat, ajo në Instagram ka publikuar një fotografi të Shkurtes të realizuar në vitin 1996, shkruan rtv21.tv

Në imazhin e publikuar me mbishkrimin “1996”, mund të shihni një Shkurte me flokë të zeza.

Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli kanë sjell disa bashkëpunime si: “Nëna ime”, “A je ti ajo”, “Fjala jote nënë” etj, të cilat janë mirëpritur nga publiku.

Ndryshe në 11-vjetorin e Pavarësisë, Shkurta dhe Gresa kanë publikuar disa këngë të ripërpunuara, “Vijnë vaporat” dhe “Na qeli prapë thana”, të interpretuara në mënyrën më të mirë nga artistet./21Media