Kaq vjet mbushi sot artistja

Kaq vjet mbushi sot artistja

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Greta Koçi sot ka ditëlindjen. Greta është lindur më 26 shtator të vitit 1991 dhe sot i mbushi 28 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja sot do të marrë urime të shumta nga familjarë, miqë e kolegë të shumtë.

Një urim dhe befasi të këndshme bukuroshja nga Shqipëria e mori pikërisht nga motra e saj, këngëtarja Eni Koçi në minutat e parë të ditës së sotme.

Kjo e fundit përmes një postimi në instastory e uroi motrën e saj për ditëlindje, e cila shihet pranë dhuratës që iu bë për 28 vjetorin e lindjes.

“Happy birthday dashuria ime”, shkroi Eni krahas fotografisë.

Greta Koçi është këngëtare mjaft e njohur shqiptare. Ajo ka publikuar një numër të madh të këngëve, si:  “Dashuri pa Shije”, “Nje here po, nje here jo”, “Koha s’ndal”, “Sjena ni moti”,  “Nuk ka dashni” etj.

Ndërsa, projekti i fundit i Gretës është “Jeta ime”, në bashkëpunim me Danin. Projekti është publikuar më 8 qershor dhe deri tani në Youtube ka mbi 1 milionë klikime./21Media