Greva e arsimit: Duke kërkuar fajtorin – nxënësit e pësojnë

Jasharaj: Nuk po kërkojmë rritje pagash, por përmirësim të koeficientit.-Hoti: Nuk e përkrahim grevën.-Krasniqi: E përkrahim kërkesën e tyre por jo edhe grevën 

Punonjësit e arsimit, në të gjitha nivelet, nga ai parashkollor deri te ai universitar sot kanë hyrë në ditën e katërt të grevës. Nuk zbrapsen nga kërkesa e tyre për rritje të pagave nga koeficienti 2.3 në  3. Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq bënë të ditur se ia  kanë dërguar një propozim qeverisë në të cilin,  ndër të tjera,  kërkohet rritje e koeficientit për mësimdhënësit, por jo aq sa ka kërkuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit./21Media

 

Back to top button