Vazhdon greva në ANP

Vazhdon greva në ANP

Fluturimet në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” të parapara për orën 8:00- 10:00 mund të kenë vonesa. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja ANP-së, Valentina Gara.

“Kjo rrjedh si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme nga punonjësit që janë pjesë të grevës ndaj punonjësve që janë të gatshëm të punojnë”, bëhet e ditur në njoftim.

ANP kërkon falje për vonesë, por sipas komunikatës faji është i grevistëve.

“Andaj iu kërkojmë ndjesë të gjithë udhëtarëve për vonesë, meqenëse ne kemi marrë të gjitha masat paraprake për Grevë mirëpo duke u bazuar në takimin e djeshëm me Udhëheqësinë e Sindikatës se ANP-se, ne nuk kemi marrë në konsideratë se do të ketë veprime jashtë të gjitha kornizave ligjore të grevave për të penguar procesin e punës.”, përfundon njoftimi.

Të njëjtit kanë mbajtur grevë edhe gjatë ditës së djeshme e që krijoi tollovi të madhe dhe vonesa disa orëshe edhe tek qytetarët që po prisnin për të udhëtuar. Punëtorët përmes këtyre grevave po kërkojnë kompensim dhe benifite të tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës./21Media