Greva mbahet për shkak të mos miratimit të projektligjit lidhur me statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e 90'ta

Greva mbahet për shkak të mos miratimit të projektligjit lidhur me statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e 90’ta

Këshilli Drejtues i SBAShK-ut gjatë një takimi të jashtëzakonshëm ka paraqitur veprimet sindikale që përfshijnë grevë një orëshe më 14 shkurt dhe greve dy orëshe më 20 shkurt për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së nënshkruar në mes SBAShK-ut dhe koalicionit qeveritar më 5 qershor 2017, përkatësisht të mos miratimit të projektligjit lidhur me statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e 90’ta.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj tha se anëtarët e Këshillit Drejtues në mënyrë unanime kanë votuar pro veprimeve sindikale të paraqitura nga SBASHK-u.

“Veprime të përshkallëzuara  sindikale më 14 shkurt të mërkurën fillojmë me grevë një orëshe në orën e parë të mësimit të paradites dhe pas ditës duke kërkuar që nxënësit të vijnë në shkollë duke filluar nga ora e dytë, nëse qeverisë nuk reflekton dhe ligji nuk shkon në qeveri të thuhet se ligji në qeveri dhe po shkon në parlament iu propozoj që më datën 20 shkurt, e martë të shkojnë në përshkallëzimin e dytë,  në dy orët e para me grevë, meqenëse SBASHK-u ndodhet para një momenti të veçantë, kemi menduar që me veprime tjera sindikale ta përcjellin çështjen në kongresin dhe pas debateve të merremi vesh çka tutje dhe do të nxirret një rezolutë”, tha ai.

Sipas Jasharit, këtë ligj po e pengon Ministria e Financave për shkak se SBASHK-ut iu është thënë se për zbatimin e këtij ligji duhen gjetur vija buxhetor