Griezmann komentoi edhe ngatërrimin e himnit të Shqipërisë

Griezmann komentoi edhe ngatërrimin e himnit të Shqipërisë

Dje është luajtur ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Gjatë kësaj ndeshja ylli i Barcelonës, Antoine Griezmann nuk arriti të shënoj nga pika e bardhë. Në një intervistë pas ndeshjes, me shaka tha se gruaja e tij ishte arsyeja pse ai e humbi penalltinë.

“Nuk e di çfarë ndodhi. Ndoshta, nuk e shënova penalltinë sepse gruaja ime nuk ishte aty”, tha Griezmann.

Ai poashtu komentoi edhe ngatërrimin e himnit të Shqipërisë.

“Ishim shumë të befasuar. Ishim të shokuar. Një gabim i rëndë që s’do të duhej të përsëritet. Pritëm, dhe lëshuan himnin e tyre. Edhe neve do të na lëndonte njësoj”, ka thënë sulmuesi francez./21Media