Griezmann  do të largohet në fund të këtij sezoni

Griezmann  do të largohet në fund të këtij sezoni

Antoine Griezmann i ka njoftuar drejtuesit e Atletico Madridit se do të largohet në fund të këtij sezoni. Sulmuesi francez nuk ka zbuluar  se ku do të shkojë, por tashmë është e qartë se ai do ta luajë ndeshjen e fundit për Atleticon këtë fundjavë.

Gazetat e mëdha spanjolle si AS dhe MARCA  raportojnë se Antoine Griezmann ua ka bërë të ditur drejtuesve të Atletico Madridit se ai vetë do ta paguajë klauzolën e lirimin prej 120 milionë euro në kontratën e tij më 1 qershor, përcjell Gazeta Express.
Griezmann i ka njoftuar shefin ekzekutiv Miguel Angel Gil Marin, drejtorin Andrea Berta dhe trajnerit Diego Simeone sot gjatë një takimi se do të largohet nga klubi në qershor.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka qenë i sinqertë në takimin e tij me drejtuesit e klubit, duke shprehur besimin se epoka e tij me Atleticon ka marrë fund.

Destinacioni më i mundshëm i tij sipas mediave në Spanjë është padyshim Barcelona, klubi që bëri përpjekje të mëdha për ta blerë sezonin e kaluar. Griezmann e kishte refuzuar kampionin spanjoll por tani synon t’i bashkohet.

Kujtojmë se, Griemann vitin e kaluar e vazhdoi kontratën me klubin deri në vitin 2023, me një pagë vjetore prej 23 milionë euro. /21Media