Griezmann te PSG

Griezmann te PSG

Barcelona dhe PSG po e konsiderojnë të duhur shkëmbimin e dy sulmuesve. Bëhet fjalë për dy yjet e futbollit, Neymar dhe Griezmann, që nuk janë të kënaqur në klubet aktuale.

Sipas mediave spanjolle, klubi katalan ende është i interesuar për sulmuesin brazilian, Neymar. Griezmann mund të përfshihet në një shkëmbim, të mundshëm për të zvogëluar çmimin e Neymarit.

Sulmuesi francez, u transferua në Barcelonën këtë verë nga Atletico Madrid.

Klubet mund të nisin negociata që në muajin janar, me Neymar dhe Griezmann që duan të hapnin një kapitull të ri në karrierën e tyre./21Media