Të pranishmit emocionohen nga fjalimi i Marios

Të pranishmit emocionohen nga fjalimi i Marios

Mario Dedivanovic u surprizua në mënyrën më të bukur nga Kim Kardashian, me të cilën punon prej më shumë se një dekade.

Kim i dhuroi Marios çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Awards” të organizuar në “Dolby Theatre”. Pasi mori çmimin nga bashkëpunëtorja e tij, Mario mbajti një fjalim shumë emocionues.

Ai tregoi se jeta për të nuk ka qenë aspak e lehtë në luftën për pranimin e homoseksualitetit të tij nga shoqëria dhe me këtë rast dha një mesazh për gjithë shqiptarët.

Unë jam përpjekur gjithnjë të mos vihem re. Jam përpjekur të jem i padukshëm, që njerëzit të mos më shohin. Babi, e di që të gjithë më thonë se bëj më shumë pas mamit, por kam një sekret për të të treguar. Unë kam duart e tua, të forta dhe të mëdha. Të mbaj mend teksa hidhje themelet e shtëpisë sonë. Askush s’e shkatërron dot çfarë ti ke bërë, sepse u sigurove të ishte e fortë. Edhe unë kam punuar me duart që mora prej teje”, ka thënë Mario pasi ka falënderuar Kim Kardashian që ka besuar tek ai.

Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Sepse kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë sepse kanë lindur ndryshe. Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gej. Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin”, ka mbyllur Mario fjalimin me lot në sy.

Në fund grimieri shqiptar ka rrëmbyer shumë duartrokitje nga të pranishmit që janë emocionuar nga fjalimi i tij.