Trajnerët fjalosen mes vete

Trajnerët fjalosen mes vete

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk ka mundur ta respektojë më shumë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Guardiola para disa ditëve tha se sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ndonjëherë stimulon, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa tekniku gjerman nuk është ndier mirë nga këto fjalë. Kjo gjë ka bërë që të fillojë ‘grindja’ mes dy trajnerëve, që po kalojnë në super formë me klubet e tyre.

Edhe pse ai nuk po arrinë ta respektojë Guardiolen, por përsëri mendon se rivali është trajneri më i mirë në botë.

Nuk munda ta respektoja më shumë. E njoh për një kohë të gjatë. Është gjë e madhe të jem kundërshtari i tij. Është trajneri më i mirë në botë dhe kemi shansin për t’i mposhtur, e cila do të jetë shumë e vështirë, por është e mundur. Kemi disa rezultate të mira kundër tyre”, deklaroi ai./21Media