Shkak reshjet e shiut

Shkak reshjet e shiut

Një gropë e madhe është hapur në rrugë dhe “gëlltiti” një veturë, e cila përfundoi 20 metra nën tokë.

Në video shihet gropa e cila u shfaq në rrugen e asfaltuar në qytetin Dale, Virxhinia. Kjo gjë që ka tronditur banorët thuhet që është shkaktuar si pasojë e reshjeve të shiut.

Filmi i incidentit, u postua në “Facebook” nga Oscar Galdamez. Kjo video tregon se si e gjithë vetura  (karavan i kuq) është zhytur në gropë.

“Kushdo që zotëron atë makinë po merr një udhëtim të ri”, mund të dëgjohet një grua në video.

Makina ra plotësisht në gropë dhe u copëtua nga betoni dhe pluhuri rreth 20 metra poshtë nën dhe.

Makina kishte qenë e parkuar dhe fatmirsisht nuk kishte qenë askush në të.

Një kamion tërhoqi veturën nga gropa me baltë.

Departamenti i Transportit i Virxhinias beson se kjo u shkaktua pas reshjeve të shumta të shiut brenda një periudhe 24 orëshe.

Shtëpitë e afërta thuhet se janë të sigurta, pasi janë të vendosura larg nga të dyja anët e rrugës dhe të malit, thanë zyrtarët, duke i paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg zonës sepse toka rreth gropës është ende e paqëndrueshme dhe mund të vazhdojë të shembet./21Media