Lindi trinjakë edhe pse nuk ishte e informuar për shtatzëninë e saj

Lindi trinjakë edhe pse nuk ishte e informuar për shtatzëninë e saj

Një grua nga Dakota e Jugut shkoi në spital sepse kishte dhimbje, ajo mendonte se kishte gurë në veshka. Por mjekët i thanë se ajo ishte në të vërtetë 34 javëshe shtatzënë me trinjakë.

Dannette Giltz, nga Sturgis, lindi trinjakët Blaze, Cigan dhe Nikki, më 10 gusht. Secila prej foshnjave peshonte rreth 1.8 kg.

Giltz, e cila ka edhe dy fëmijë më të rritur me partnerin e saj prej 12 vjetësh, Austin,

Asaj i kishin ardhur dhimbjet e lindjes kur mësoi se do sillte në jetë trinjakë.

Fillova të kisha dhimbje, mendova se kisha gurë në veshka sepse kam vuajtur edhe më përpara,”-tha Giltz.

Të tre foshnjat kanë lindur brenda katër minutave. Banorët e Sturgis i kanë dhuruar nënës së trinjakëve rroba për foshnjat dhe të mira materiale.