Pësuan lëndime trupore

Pësuan lëndime trupore

Në Prishtinë para dy ditësh është raportuar një rast i dhunës në familje. Një grua ka raportuar se ajo së bashku me vëllain e saj ishin sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Të dyshuarit nuk janë hasur në shtëpi nga njësitë policor që ju ka përgjigj rastit. Lidhur me rastin, me datën 24.12.2019 është arrestuar njëri prej të dyshuarve bashkëshorti i viktimës i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media