Gruaja duke e pastruar shtëpinë vetëplagoset me pistoletë

Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Një grua është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri deri sa ishte duke pastruar shtëpinë.

Sipas policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:11 në rrugën “Sylejman Jashari” në Prishtinë.

“Viktima femër K-Shqiptare, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur vetën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button