Egzona ndryshon look-un

Egzona ndryshon look-un

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Albatrit Muçiqit, Egzona, kohëve të fundit është bërë pjesë e pandashme e mediave rozë.

Ajo po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, duke shpërndarë imazhe të shumta së bashku me Albatritin, por edhe vetëm, me ç’rast po pëlqehet dhe komentohet mjaft nga ndjekësit e saj.

Bukuroshja e Albatritit sot siç duket ka bërë një ndryshim në looku-n e saj, Egzona bëri flokët bionde.

Kjo të paktën shihet nga fotografitë që ka ndarë në Instastory vetë nusja e Muçiqëve, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, Albatrit Muçiqi dhe Egzona janë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Amelia./21Media