Me kapelë dhe flokë të lëshuara, disenjatorja duket mjaft bukur

Me kapelë dhe flokë të lëshuara, disenjatorja duket mjaft bukur

Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër disenjatoret më të mira në Kosovë dhe më gjerë. Ajo është përkujdesur dhe vazhdon të përkujdeset për veshjet e shumë personave të njohur.

Duke marrë parasysh faktin që disenjatorja ka një numër të madh të ndjekësve, ajo po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale. Blerina po publikon fotografi të shumta në rrjete sociale, si nga jeta  profesionale, por edhe nga ajo private.

Së fundmi, disenjatorja e njohur dhe gruaja e djalit të presidentit Rugova ka publikuar një imazh të bukur, në të cilin duket më ndryshe se herave të tjera, shkruan rtv21.tv

E kombinuar me ngjyrat kuq e zi, Blerina duket mjaft bukur në fotografinë e fundit.

Ndryshe, Blerina Kllokoqi- Rugova është përkujdesur edhe për veshjet e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës, si dhe asaj i është besuar edhe fustani i nusërisë se princeshës shqiptare, Elia Zaharias për dasmën e saj./21Media