“Por unë e di që të dua”

“Por unë e di që të dua”

Steve dhe Camre Curto janë së bashku për një dekadë të tërë, çiftigjatë kësaj periudhe kaluan momente të lumtura së bashku duke i qëndruar afër njëri-tjetrit tërë kohën.

Por, gjithçka ndryshoi kur djali i tyre erdhi në jetë, Camre gjatë lindjes humbi kujtesë dhe nuk mund të kujtojë asgjë.

Steve, 39 vjeç, nga SHBA duke kërkuar një mënyrë për të ndihmuar gruan e tij të kujtonte vitet e tyre së bashku,, shkroi një libër, të cilin e publikoi vitin e kaluar kur çifti festoi përvjetorin e tyre të katërt të martesës. “Por unë e di që të dua” titullohet libri që përmbante historinë e bukur të dashurisë së çiftit që nga fillimi i lidhjes.

”Gjithçka në libër është një kujtim i asaj që kemi kaluar dhe asaj që kam humbur. Më pëlqen ta lexoj shumë, por tani ndjenjat janë të përziera. Ndonjëherë është e vështirë për mua sepse më tregon gjithçka që kemi kaluar por që nuk është pjesë e të mia”,  citohet të ketë thënë Camre.

Sipas terapistes profesioniste të Camres, Jessica Smith, Camre gjatë lindjes pësoi një goditje, e cila i preku të dyja pjesët e trurit. Si kujtesa e saj e gjatë, ashtu edhe ajo afatshkurtër u fshinë. /21Media