Modelja u inspirua nga burri i saj

Modelja u inspirua nga burri i saj

Hailey Baldwin ka vendosur t’i ndjek veprimet e burrit të saj, këngëtarit, Justin Bieber. Qe një kohë Justin ka mbajtur flokë të gjatë dhe para disa muajve vendosi të ndryshojë stilin duke i prerë flokët të shkurtëra. Gruaja e tij si duket u inspirua nga ky veprim i këngëtarit dhe befasoi fansat e saj.

Related image

Në një fotografi të postuar mbrëmë në Instastory, Baldwin u shfaqë me flokë të shkurtër. Për këtë fotografi ajo kishte zgjedhur një efekt me zemra të kuqe mbi sy. Ndërsa mbi foto kishte shkruar “të coptuara”, fjala ishte për flokët, transmeton rtv21.tv.

Atë e kemi parë me flokë rozë, shumë të gjata dhe klasike, deri mbi krahë. Por ajo nuk ka guxuar të ndryshojë kaq shumë si këtë herë. Gjithsesi stili i saj gjithmonë ka marrë vëmendjen e mediave dhe audiencës. Kohët e fundit ajo ka qenë shumë e përfolur për martesën e saj me Justin Biber, por kjo nuk po i lë shumë përshtypje modeles pasi nuk po merret me komentet negative./21Media