Gruaja e rrah burrin në Prizren

E dyshuara në mbajtje

Një grua është arrestuar pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Prizren.

Sipas policisë e dyshuara është arrestuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Ashkalike, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull K/Ashkali”, ka bërë të ditur policia.

Si provë materiale është konfiskuar një mjet, ndërsa e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button