"Ne po bëjmë çdo gjë që ta ndihmojmë"

Loading...

“Ne po bëjmë çdo gjë që ta ndihmojmë”

Gruaja e Michael Schumacher ka dhënë një prononcim të rrallë për t’i falënderuar fansat, në prag të ditëlindjes së 50-të së tij.

Corinna Schumacher iu tregoi fansave të bashkëshortit të saj se po bëjnë çdo gjë që ta ndihmojnë atë, përderisa ai është duke u shëruar nga plagët që i mori nga aksidenti me ski në Francë në vitin 2013.

40-vjeçarja tha se familja do të festojë fitoret, rekordet dhe jubileun e ish-drejtuesit të mëhershëm të Ferrarit në ditëlindjen e tij të 50-të, të enjten, transmeton rtv21.tv

“Besoni që ai është në duar të sigurta dhe ne po bëjmë çdo gjë që ta ndihmojmë”, bëhet e ditur në një prononcim në Facebook.

 

Ylli pësoi një aksident me ski në dhjetor të vitit 2013. Për gjashtë muaj ishte në komë. Në prill të vitit 2014 ai u zgjua dhe zhvendos nga spitali në Grenoble në një lokacion privat, që besohet se është shtëpia e tj afër lumit Gjeneva, ku po kujdesen për të.

Çifti u martua në vitin 1995 pasi u takuan në një parti të Ferrarit dhe kanë dy fëmijë: Gina-Maria, 22-vjeçare dhe Mick, 19-vjeç, që drejton formulën./21Media