Nusja e tij feston ditëlindjen, Albatriti bën publik urimin për të
2 Tetor 2017
Albatriti bën një urim plot dashuri për Egzonën
Albatriti bën një urim plot dashuri për Egzonën
Këngëtari Albatrit Muqiqi, u martua vitin e kaluar, ndërsa nuk kaloi as një vit dhe u bë baba. Këto u cilësuan si nga momentet më të mira të jetës së këngëtarit, shkruan rtv21.tv
Ndërkohë ai duket edhe më i dashuruar në gruan e tij. Egzona sot feston ditëlindjen, kurse Albatriti i shpreh fjalët më të mira për të përmes një postimi në Instagram. “Urime ditelindjen zemer pritshim edhe shume e shumee tjera se bashku me vajzen tonë Amelia Te duaamm shummëë mami “, ka shkruar Albatriti.
Kurse edhe ndjekësit e tij përmes komenteve e kanë uruar Ezonën./21Media