Videoja shfaq zjarrin e madh që përfshiu rrugën, derisa ajo po hynte në tunel

Videoja shfaq zjarrin e madh që përfshiu rrugën, derisa ajo po hynte në tunel

Një video e tmerrshme tregon se si një grua kalon me veturë në “ferrin” që përfshiu Kaliforninë, ndërkaq shkëndijat e flakës binin mbi makinën e saj.

Rebecca Hackett, nga Agoura Hills u frikësua se mos do t’i ndodhte diçka kur po voziste përreth zjarrit Woosley, përgjatë rrugës Kanan në Malibu gjatë vikendit.

Ajo tha se “mezi ia doli” pasi u ndesh me flakët derisa po e linte White Cloud Ranch, një stacion në Malibu ku po i mbante kuajt, shkruan rtv21.tv

Videoja shfaq zjarrin e madh që kaploi rrugën derisa ajo po hynte në tunel.

Kur ajo po kërkonte ndihmë, gjithë qielli ishte qelibar dhe shkëndijat shiheshin në xhamat e veturës.

“Oh Zot, më lë  të dal nga këtu, të lutem Zot, le të dal nga këtu”, mund të dëgjohet ajo teksa qan.

Më vonë këtë video e ka postuar në Instagram, dhe ka shkruar se “kjo u filmua sot teksa po vozisja për Kanan në Malibu”. Po ashtu një video ka postuar edhe më vonë duke thënë se zjarri ka ardhur nga “askund” dhe se “ishte e lumtur që ishte gjallë”.

Ajo iu falënderua Zotit që të gjithë janë mirë. “Faleminderit shumë të gjithë zjarrfikësve, policëve, eskortave të policisë, vullnetarëve, shpëtimtarëve të kafshëve dhe çdonjërit që na ndihmojë dhe vazhdon të na ndihmojë dhe po rrezikojnë jetët e tyre t’i shpëtojnë kafshët, njerëzit dhe shtëpitë në Malibu dhe zonat përreth. Ju jeni heronjë!! Ju duam ju duam ju duam!! Faleminderit!”.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 48.

Një numër i madh i njerëzve kanë humbur edhe shtëpitë e tyre, në mesin e tyre edhe Miss Albania 1992, Valbona Coba është në mesin e të famshmëve që kanë humbur shtëpitë pas zjarrit që kaploi Kaliforninë. /21Media