Një vesh në krah? Duket e pabesueshme, por është e vërtetë

Një vesh në krah? Duket e pabesueshme, por është e vërtetë

Kjo është konfirmuar nga mjekët e një qendre mjekësore ushtarake në Teksas, të cilët kanë kultivuar një vesh në shpretkën e një ushtareje amerikane.

Sipas The Washington Post, dy vjet më parë, ushtarja amerikane Shamika Burrage ishte gati të vdiste në një aksident me makinë në Teksas. Kur u zgjua në spital e kuptoi se për shkak të aksidenti kishte humbur plotësisht veshin e majtë, përcjell rtv21.tv.

Megjithatë, gruaja, 21 vjeçare mori lajme të mira, dhe tani ajo sapo e ka kthyer veshin.

Si?  Në një procedurë që mjekët në qendrën mjekësore ushtarake në Teksas e kanë quajtur “i pari i këtij lloji”. Ata kanë rindërtuar veshin e ushtares së re, dhe e kanë shartuar në krahun e saj të djathtë, ku ‘po rritet’ nën lëkurën, raporton The Washington Post.

Sipas kirurgëve, veshi u rindërtua nga një kërc i brinjëve të Burragës. Kjo procedurë është një nga rindërtimet më të komplikuara që është kryer në Shtetet e Bashkuara, sepse përfshinte formimin e enëve të reja të gjakut në kërc. Burrage do të dëgjojë prapë dhe do të ketë ndjesi në veshin e saj pasi rehabilitimi i saj të jetë i plotë, thotë raporti i Ushtrisë.

Sipas kreut të kirurgjisë plastike në Qendrën Beaumont, Oëen Johnson III, kjo teknikë quhet superpozim i lirë prelaminat në parakrah. “Objektivi është që kur çdo gjë të përfundojë – veshi – të duket i mirë, të jetë i ndjeshëm dhe në pesë vjet askush nuk do të vërejë” , shpjegoi ai./21Media