53-vjeçarja pësoi gërvishtje të vogla

Loading...

53-vjeçarja pësoi gërvishtje të vogla

Pamje dramatike tregojnë momentin kur një tabelë gjigante reklame që qëndron në rrugë, bie mbi një makinë teksa po kalonte në një autostradë, në Melbourne të Australisë. Video tregon sa fatlume ishte një 53 vjeçare, e cila u largua nga aksidenti me gërvishtje të vogla.

Nella Lettieri po udhëtonte përgjatë autostradës Tullamarine, të martën kur tabela rrugore ra mbi makinën e saj. Pamjet u kapën nga kamera që ndodhej në makinën e cila udhëtonte pas zonjës Lettieri.

Shërbimet e emergjencës ndërhynë për të trajtuar Lettierin në vendngjarje para se ta çonin atë në Spitalin Mbretëror në Melboune me dëmtime të lehta.

Më pas nisën hetimet për shkaqet e rënies së tabelës./oranews