Besnik Qaka feston ditëlindjen

Besnik Qaka feston ditëlindjen

Besnik Qaka është një ndër emrat më të njohur që ka skena muzikore. Është njëri ndër artistët më të talentuar, ka një zë tejet të veçantë. Që nga fillimi rrëmbeu dashurinë e fansave me këngët e tij dhe me çdo paraqitje.

Për të sot shënon një datë e veçantë. Artisti feston ditëlindjen dhe natyrisht që ka marrë urime të bukura nga personat e zemrës. Një dedikim të bukur ia ka kushtuar gruaja e tij, Lolita, për t’ia dëshmuar se sa shumë e do.

“Urime ditëlindjen babi. Të dua”, shkroi gruaja e artistit të njohur, transmeton rtv21.tv

Besnik Qaka dhe Lolita Begolli më 30 shtator të vitit 2017 kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Kjo kishte qenë një dasmë madhështore me shumë të ftuar dhe mund të cilësohet si njëra ndër dasmat më të komentuara të estradës.

Besniku dhe Lolita në vitin 2018 janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Una./21Media