"Hakmarrja perfekte" ndaj ish-të dashurit

“Hakmarrja perfekte” ndaj ish-të dashurit

Një grua i’u hakmorr të dashurit të saj në mënyrën më intelegjente, pasi ai vodhi nga ajo kodin e llogarisë bankare për të shpenzuar para për udhëtime, lule dhe dhurata të tjera me një grua tjetër.

29 vjeçarja nga Londra, Angel Exford, ishte në lidhje me 26 vjeçarin, Michael Fehsenfeld me muaj të tërë, por në takimin e tyre të fundit ata u ndanë një ditë më pas.

Image result for angel exford

Çifti kishte qenë duke darkuar në një restaurant dhe më pas Fehsenfeld kishte gënjyer se kishte humbur kuletën dhe e dashura e tij, Angel ia kishte dhënë kuletën e saj për të paguar.

Ai kishte shfrytëzuar rastin për të marrë numrat e llogarisë bankare për interesa të tij dhe më pas ai e kishte bllokuar në të gjitha rrjetet sociale, shkruan DailyMail, përcjell rtv21.tv.

He has tried to laugh off the ordeal, even adopting the #fraudbae hashtag himself. He is pictured signing what appears to be a contract 

 

Paratë nga llogaria e saj për ditë të tëra po harxhoheshin në mënyrë misterioze.  Ish- i dashuri saj i kishte shpenzuar ato për një udhëtim në Paris, qëndrim në hotel me një grua tjetër. Ajo e kishte zbuluar këtë dhe bashkë me policinë e kishte pritur atë në aeroport për ta arrestuar.

Historia e tyre ishte bërë virale në Twitter me hashtag #fraudbae, apo ndryshe i dashuri mashtrues./21Media.