Burri e gjen gruan të therrur me thikë në shtëpi

Burri e gjen gruan të therrur me thikë në shtëpi

Një grua, mbi të 50-tat u gjet e vdekur në mëngjesin e vonë të së martës në Strasburg të Francës. Viktima ishte shtrirë në shtratin e saj, dhoma gjinden në katin e tretë të shtëpisë Adoma, në rrethin e Neudorf, transmeton rtv21.tv.

Ishte burri i saj ai që zbuloi këtë makabër të gruas së tij kur ai u kthye nga puna, shkruajnë mediat franceze.

Sipas gjetjeve paraprake, viktima ishte mbi të 50-ave dhe kishte origjinë kosovare.  Ajo ka vdekur si pasojë e plagëve me thikë.

Drejtoria Ndër-Rajonale e Policisë Gjyqësore të Strasburgut ka nisur hetim rreth kësaj çështje. Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dyshuar. Kamerat CCTV në atë zonë aktualisht janë duke u analizuar.

Çifti ishte vendosur në një shtëpi të Adomas në rrethin e Neudorf duke përfshirë njerëz me origjinë të huaj. Ndërsa tani burri i saj është në gjendje shoku dhe gjendet në spital duke u trajtuar./21Media