Një familje si kjo

Një familje si kjo

Duke shndërruar shtëpinë e saj periferike në Hillsborough, Oregon, në një shtëpi me kulturë të vjetër, Katrina Holte, 30 vjeçe tani pëlqen të kujdesët për shtëpinë dhe burrin e saj, Lars, 28 vjeç duke pastruar, gatuar dhe bërë veshje duke përdorur modelet e viteve 1950.

Duke u kthyer në një epokë tjetër ajo flet për biznesin e saj, duke u siguruar që darka të jetë në tryezë kur Lars të kthehet në shtëpi, duke thënë: Ndjehem sikur jam duke jetuar ashtu si kam dashur gjithmonë. Stili i jetës sime është edhe ëndrra e burrit tim.

“Janë shumë punë. Unë laj ton enësh, hekuros, por më pëlqen shumë dhe po ndihmon të kujdesem për burrin tim dhe kjo më bën me të vërtetë të lumtur. Dollapi im është plot me fustane të viteve 1950 që i kam bërë vetë. Kam mobilje të stilit të viteve 1940 në dhomën e ndenjes dhe një dhomë gjumi tradicionale”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se nuk është si të jetë një muze, por përpiqet ta bëj sa më afër epokës që dëshiron, transmeton rtv21.tv.

“Mund të ndjehem sikur kam lindur në një dekadë të gabuar, veçanërisht kur shikoj gjithçka që po ndodh tani në botë. Ndjehem sikur i përkas një kohe më të bukur, më modë të vjetër. Por unë e di se gjithçka ndodh për një arsye dhe është vullneti i Zotit që unë jam këtu tani”, ka shtuar ajo.

Një rrobaqepëse me kohë të pjesshme për 10 vjet, Katrina, e cila shet frokat e saj retro në të gjithë botën, tha: Jeta ime e re filloi në shtator të vitit 2018, pasi u largova nga puna ime, e cila po fillonte të më shkatërronte. Jam lodhur dhe nuk po i plotësoja pritjet e mia.

“Unë fola me burrin tim dhe i thashë që dua të jem shtëpiake dhe ai u pajtua. Ishte një ndjenjë fantastike kur u largova. Unë mund të bëj atë që dua tani dhe të drejtoj shtëpinë time ashtu siç dua ta drejtoj. Tani unë jam një zonjë e shtëpisë me kohë të plotë”, ka shtuar ajo.

Dita e saj fillon në orën 6:30 të mëngjesit kur ajo zgjohet dhe përcakton rrobat e burrit të saj, për ditën e ardhshme, përpara se të përgatisë mëngjesin e tij dhe ta bëjë një drekë të mbushur.

Katrina dëgjon muzikë klasike, artistë si Frank Sinatra dhe Doris Day. Televizori është i fshehur, në mënyrë që të mos rrëmbejë pamjen e cilësisë së mirë të dhomës dhe çifti nuk shikojnë kanale kabllo ose transmetimi.

Tani duke pritur të krijojë një familje, Katrina tha që do të donte katër fëmijë./21Media